Bashkimi Demokratik i Prizrenit,edhe më i fuqishëm do të jetë kësaj here u tha mbrëmë me rastin e zyrtarizmit të kësaj Iniciative Qytetare

Mbrëmë, në mjediset e hotel ‘’Therandës’’, Iniciativa Qytetare Bashkimi Demokratik i Prizrenit , ka mbajtur një takim madhështor ku kishte qindra pjesëmarrës , ky rikthim padyshim se është bërë nga themeluesi i kësaj iniciative Zafir Berisha i bashkëshoqëruar edhe nga emra të respektuar tashmë edhe në udhëheqje komunale Fillimisht për zyrtarizimin e Iniciative Qytetare “Bashkimi Demokratik i Prizrenit ‘’ ka folur drejtori aktual i administratës së komunës së Prizrenit njëherit udhëheqës i lartë i kësaj Iniciative Edin Shehu. Ai pas zyrtarizmit me këtë rast ka folur edhe për sfidat që e presin këtë iniciativë, por, me bindjen e plotë se suksesi nuk do të mungojë dhe do të bëhet një kthesë pozitive në skenën politike të Prizrenit Derisa për programin dhe projekte Bashkimit Demokratik për Prizrenin e paraqiti kryetari i kësaj Iniciative , personaliteti i njohur i skenës politike ish zv. ministri, deputeti ,ish komandanti i luftës dhe njëri nga personalitetet e rëndësishme politike në Prizren, Zafir Berisha. Ai me këtë rast bëri shpalosjen e programit duke u fokusuar se ‘’Vizioni ynë për një Prizren ndryshe, do të fokusohet në krijimin e kushteve më të mira për jetë, pa dallime për të gjithë. Objektivat tona të jenë në përputhje me përgjegjësit ligjore dhe kushtetuese që i lejohet pushtetit lokal dhe bashkëpunimi me qeverinë qendrore për interesa të qytetarëve të Prizrenit. Investime cilësore në rrugë, trotuare, kanalizim të ujërave të zeza dhe ndriçim publik, sinjalizim rrugor, transportit publik funksional dhe të qëndrueshëm në qytet dhe fshat. Mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore: Prizreni ka një trashëgimi unike historike e cila duhet të ruhet dhe promovohet si pjesë e identitetit qytetar. Mbrojtja dhe restaurimi i objekteve historike në Kurse të pranishmit e shumtë u zotuan se do ti shërbejnë me devotshmëri Prizrenit duke qenë pjesë e Bashkimit Demokratik për Prizrenin.