Çaste poetike me poeten:Mirela LIPO

KARMA NUK HARRON..!

————————————–

Mos qesh me plagën e një zemre në vetmi,

Se jeta kthen gjithmonë atë që ti i fal ,

Sot mund të jesh në dritë e në lumturi,

Nesër stuhia troket pa lajmeruar ..

Mos e lëndo askënd me fjalë të pamenduara,

As me krenari që zemrat i copëton,

Lotët e pafajshëm s’janë kurrë të harruara,

Sepse karma ecën ngadalë… por nuk harron.

Mbill mirësi në çdo hap e çdo udhëtim,

Se mirësia një ditë të kthehet si pranverë.

Urrejtja shuhet dashuria mbetet bekim,

Dhe zemra e pastër nuk plaket asnjëherë.

Kam parë të fortë që u përkulën nga jeta,

E të përulur që u ngritën me dinjitet,

Sepse drejtësinë nuk e shkruan vetëm e vërteta,

Por edhe veprat që lëmë në këtë jetë.

Mos u gëzo kur dikush rrëzohet përdhe,

Zgjate dorën, bëhu dritë në errësirë,

Nesër mund të jesh ti në të njëjtën rrjedhë,

Dhe një dorë e mire te bëhet më e shtrenjte

Karma nuk harron, ajo vjen pa zhurmë,

Mat çdo fjalë, çdo hap e çdo mendim.

Prandaj lër pas dashuri respekt e parfum shpirti,

Që emri yt të mbetet bekim në çdo kujtim….!

/QendraPress/