Drejtoresha e DKA-së Luljeta Veselaj Gutaj,uron mundësit e reja dhe për të zgjeruar gamën e programeve në zhvillimin dhe avancimin e nxënësve tanë

Kënaqësi e veçantë të marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të nxënësve të cilët kanë ndjekur programet e IT-së falas në Flutura Academy bazuar në Marrëveshjen e Komunës së Prizrenit. Kjo ceremoni është dëshmi e angazhimit tonë për të ofruar edukim cilësor dhe për të ndihmuar çdo nxënës të arrijë potencialin e tij të plotë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe entuziazëm për të ofruar mundësi të reja dhe për të zgjeruar gamën e programeve në zhvillimin dhe avancimin e nxënësve tanë në të ardhmen.
Falënderim e mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët dhe partnerët tanë, e në veçanti për të gjithë ekipin e Flutura Academy për përkushtim dhe punën e palodhur që kanë bërë çdo ditë për të siguruar suksesin e nxënësve tanë.