Fryma poetike e së dielës me poeten;-Natyra MAVRAJ

“Copëza e një Gruaje”
—————————
Në pasqyrë s’jam vetëm unë,
jam unë … por në shumë copa copa.
E qetë, e fortë, e heshtur,e tollovitur,
e gjitha në një histori e sperkatur në ngjyra.
Sy që flasin më shumë se fjalët,
buzë që s’flasin veç për bukuri,
flokë që mbajnë kujtimet si erë,
dhe një shpirt që s’rrëzohet më kurrë.
Jam copëza e një gruaje që ka ecur zbathur në rrugë plumbi,
Jam copëza e një gruaje që jam veshur me dimrin me copa akulli…
që ka qarë në heshtje,
që ka buzëqeshur në sy të botës,
por që brenda ka stuhitë dhe pranvera bashkë.
Në çdo kthesë të jetës jam ndarë,
diku më copëtuan, diku u bashkova,
por sot…
e di kush jam.
Unë jam mozaiku i çdo dhimbjeje,
i çdo buzëqeshjeje,
i çdo lutjeje të pathënë.
Unë jam e tëra … edhe kur dukem e thyer.
Jam më plotë se kurrë !
Jam unë vetëm unë!
Jam e vërteta!
/QendraPress/