Fryma poetike e së dielës me poeten:-Ramije UKAJ

UJËVARA E KORISHËS

——————————–

Nga zemra e bjeshkëve

Ujëvara e Korishës gurgullon

Gjithë maleve të Kabashit

Ajo hijeshinë ua shton

Atje u rrita me valët e saj

Aty qesha e qava në fëmijëri

Këngë e lot veç me te i ndaja

Dhe më mbushte me lumturi

Atje në Korishë te ujëvara

Aty mësova lojën e fëmijërisë

Si valë deti ajo më merr

Që m’i largon ditët e mërzisë

Atje janë kujtimet e mia

Nën një guri i ruan një valë

Dhe në ëndërr shpesh kthehem

Shpirtin tim për me çmall.

/QendraPress/