Çaste poetike me poeten;- Linda SHAQIRI

E KUQJA

———————–

Ti je e kuqja e zjarrit që nuk shuhet,

gjaku i gjallë i një zemre që nuk dorëzohet.

Ngjyra e guximit në mes të dyshimeve,

e dashurisë që mbijeton edhe në stuhi.

Mos harro kurrë:

në ditët e tua më të zymta,

ka gjithmonë një dritë që

të ngjyros nga brenda

dhe ajo është e kuqja jote.

Ajo që të mban në këmbë,

që të kujton sa shumë vlen,

sa shumë mund të ndryshosh,

e sa shumë zemra mund të ndriçosh.

Ji e fortë.

Ji pasion.

Ji vetvetja.

Ji e kuqja në një botë

që shpesh harrohet të ndiejë.

/QendraPress/