Çaste poetike me poeten;-Albulena THAÇI

MOS MË ZGJO

———————–

S’e prisja…

Jo ty, as atë ndjesi që m’pushtoi.

Një shkëndijë papritur zemrën ma ndezi,

Si puhizë që fshehurazi më ledhatoi…

E unë, pa pritur, fillova të dashuroj.

Ti nuk erdhe me zhurmë, as me premtime

Veç me një buzëqeshje që m’i ndali mendimet.

Kur ty të shoh, jetës sime i jep kuptim.

Uroj kjo ndjesi kurrë mos të ketë mbarim.

Gjithçka pata humbur…

E gjeta tek ti

Tek ai zë i butë… dhe tek ata sy.

Kur jam me ty, e harroj botën përreth.

Sikur koha ndalet… dhe dua gjithmonë të ndaloj.

Dua të të kem pranë, e të përqafoj

Gjithçka tjetër në jetë… dua ta harroj.

Nëse kjo është ëndërr, mos më zgjo kurrë!

Se me ty, edhe në ëndrra,

Të jem më mjafton.

Të lutem, mos më zgjo… se jeta s’ka kuptim

S’ka shije, s’ka vlerë… kur nuk dashuron.

/QendraPress/