Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Esmeralda BREGAJ

Qaj moj Vlorë, qaj
———————————–
ti mbuluan damarët me vaj,
këmbë e duar në zhavorre,
tani shpirtin ta ngjyhen me bojë,
të tërheqin zvarrë e të varin kumbore,
e një medalje ta venë në dorë.
Hiq një copë këtu, një atje,
ca të jataganit,
ca të jorganit,
miqtë e sulltanit,
miqtë e sovranit.
Sofra të mbyti në det,
deti të u bë kënetë.
**Qaj o Vlorë, qaj.**
Duart t’i prenë,
këmbët t’i vranë,
deti u nxi,
shpirti t’u bë gri.
Por shqiptarin — ti e di.
Për një komb, për një Shqipëri,
për një vatër,
për një nder,
të parët tanë u hodhën në grevë
Të rinjtë tanë po të shpëtojnë nga ky vrerë.
Dhe kur Vlora qan,
nuk qan nga dobësia —
qan që të pastrohet,
të ngrihet,
të rikthehet si dallga që s’pyet për breg.
Mos qaj, Vlora ime,
do të puth në ballë,
ngrihi vetullat,
moj burrneshe.
Ngrihu, trimëreshë,
se ti je zemra e detit,
je zëri i gurit,
je zëri i brezit që të do,
je e kaluara,
je e sotmja,
je e ardhmja,
je ajo që nuk shuhet,
ajo që nuk thyhet,
ajo që ngrihet.
Je imja.
**Të dua.
/QendraPress/