Çaste poetike me poeten:-Arbana ARBA

Piketa

———————–

Kur vjen ora e pritjes,

padurimi im merr arratinë,

futem në një botë me fantazi,

sekuenca të shpejta filmi zvetënojnë njëra-tjetrën,

çdonjëra ringrihet e bie në çast,

nuk jam më unë,

përrenjtë e gjakut

ndryshojnë shpejtesinë, në vërshime marramëndjeje,

çdo fund qelize sinjalizon ankthin e mospritjes,

ngujohet shikimi, pompohet truri,

qindra shkronja shkruan dora,

I përpin zemra,gufoset fryma,

prej të vetmit çast,

çastit të harrimit.

/QendraPress/