Kryetari Totaj, pohon se me LDK-në  kanë marrëveshje për 5 drejtori, por , javën që  vije  i caktojmë  cilat do të jenë dhe  drejtorët përkatës

Në  intrevistën e parë ekskluzive për Rtv ‘’Besa’’ kryetari  i komunës  Shaqir Totaj, pas  fitores për  mandatin e dytë për  të  udhëhequr në komunën e Prizrenit , në mes tjerash  dalloi tri momete  i pari për urimin zyrtarë  e morri nga  bashkëshortja e tij Flutura, kur ende nuk ishte shpalluar zyrtarisht fituesi.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se në kuadër të marrëveshjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), kësaj partie do t’i takojnë pesë drejtori të Ekzekutivit në qeverisjen e ardhshme komunale. Ai tregon se ndarja e drejtorive nuk ishte pjesë e marrëveshjes formale, por është e dakorduar që LDK-ja të ketë pesë pozita drejtuese.

“Në marrëveshje nuk i kemi ndarë drejtorit, por do t’i ketë LDK pesë. Do të ulemi me kryetarin e LDK-së në Prizren, Driton Selmanajn, dhe do t’i japim një qeveri që do ta çojë Prizrenin në një nivel tjetër, Sepse edeh Dritoni I ka disa  projekte  si edhe ne   dhe jemi të përafërtë. Besojë se do ta  kemi një  qeverisje  të moirë në interes  të qytetarëve  ”, tha Totaj ./QendraPress/