Çaste poetike me poeten;-Kumrie Avdyl SHALA

UNIKAT

——————-

Zogun në qiell s’e zë dot;

ti vetë e shembe folen.

Mos më ndiq, s’ke pse vjen,

as pas hijeve të mia mos eja.

Atë ditë kur u shtrua darka e lamës,

t’u zgjua në zemër zani i ëmbël i nënës.

Mos u fshih, se unë të shoh kudo;

edhe kur ndërron rrugë e fytyrë,

unë prapë të njoh.

Mos u shtirë i zgjuar,

s’ta mban as fjala, as mendja jote.

Po jeton në gënjeshtra boshe…

por si unë njeri nuk gjen,

as në ëndërr, as ndër mote.

Se jam njeri unikat!

/QendraPress/