Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Shyrete DEMAJ

Në ç’moshë je?- më pyesin.
—————————
Ju them, nuk jam në moshën
llogaritur me ditën e lindjes,
sepse vitet e mia shumëfishohen
me ato çfarë kam kaluar.
Nuk jam as në moshën që dukem
sepse dukja është veç një imazh
që ndryshon sipas gjendjes,
vendit dhe rastit.
Ju them, jam në moshën e shpirtit,
në moshën e ndjenjës,
që nuk matet me vite por me frymëmarje,
me puls lumturie edhe në dhimbje,
matet me ndjenjën e të dashurit
njerëzit rreth vetes,
matet me dashurinë për veten dhe jetën…
Sh. D
/QendraPress/