Fryma poetike e së dielës me poeten;-Natasha  LIMAJ

DORA E KËPUTUR

————————–

Ndarja është veprim

Në matematikë

E hidhur pelin

Kur përgjysmon shpirt

Njëshi thyer në dy

Jep 0.5-së

Po, kur ra mbi Ne

Buza që nuk qesh

Akullimë heshtja

Maskë mbi fytyrë

Gati të shkas loti

Edhe, pse je burrë

Unë nëpër gojë

Aman mos pikoni

Dora e këputur

Sa u ngrit avioni

/QendraPress/