Ishte ndër pushkët e para të agimit për liri të Kosovës  u tha  në përkujtimin e  34 Vjetorit të  Dëshmorit Alush KRYEZIU

            Gjatë ditës së  djeshme  u bënë bashkë familjarë, bashkëveprimtarë, ish eprorë të lartë të UÇK-së,deputet të Parlamentit Nënkryetari I komunës Bexhat Bytyçi,drejtor të ekzekutivit e   kuvendarë të  Prizrenit, qytetarë, dhe përfaqësuesë të institucioneve të ndryshme,  që  ta rikujtojnë  Dëshmorin e lirisëe Alush Krzeyiun .Pranë lapidarit të dëshmorit në  lagjen  ‘’Ortakoll’’ te vendi i rënies  para 34  vitesh  ku  pushka  e Dëshmorit Alush Kryeziu ishte  paralajmërimi se  liria e Kosovës  do të  vinte , kështu  u tha  nga disa  bashkëluftëtarë dje në  datën e  përkujtimit .

 Para  të pranishmëve të shumtë Arianita Saramati, vajza e  gjeneralit të luftës  Ruzhdi Saramati, bashkëluftëtar i  Dëshmorit e lexoi  letrën e  babait të sajë , ku me këtë rast ai kishte  paraqitur  guximin dhe trimërinë e pashoq  në  ato rrethana të  Alush Kryeziut  , Edhe në këtë përvjetor nuk munguan bashkëveprimtarët e dëshmorit, ;Sanije Rexha, Elez Durmishi, Alush Shala Idriz Qeriqi  e shumë e shumë të tjerë të cilat në evokimet  e tyre secili  paraqiti nga nje sekuencë rikujtimi nga  angazhimi dhe  atdhetaria patriotike e  Alush Kryeziut  duke  potencuar se thanë se Alush Kryeziut do të përkujtohet  derisa të kete  Kosovë . Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Gashi, rikujtoi kohën e  rënies heroike së dëshmorit, Alush Kryeziu. Kurse  rapsodi Hamzë  Llapçeva,promovoi  këngën kushtuar dëshmorit Alush Shala. Në emër  të  familjes gjithë   të pranishmit i  falënderoi i biri i dëshmorit, Nezir Kryeziu.Rënia e Alush Kryeziut  në këtë  kohë  ishte  njëri nga sinjalët  e para se  liria e Kosovës  nuk mund të vinte  pa  gjakun e dëshmorëve, Veprimtaria e Alush Kryeziut  në atë  kohë  ishin ndër celulat  e Fronitit çlirimtar më aktive  në mbarë  Kosovën e  sunduar nga  regjimi serbosllav. Mirëpo atdhedashura e Alush Kryeziut me shokë  atëbotë  ishte njëherit edhe  vetë bazamenti I  pararendës  i UÇK-së në Kosovë dhe vetë lirisë së  Kosovës./QendraPress/