Fryma poetike e së dielës me poetin;-Shefik ARIFI

ÇAMËRIA
————————
Në brigjet e thyera të lotit të heshtur
Ku shpirti i Çamërisë ende trembet
Atje ku zemrat prej kohësh s’kanë qeshur
Atje ku malli si dhimbje gjendet.
Atje ku ullinjtë dikur flisnin pa fjalë
Dhe era si ledhatim shfaqej
Tani kujtimet janë gurë varresh të gjallë
E heshtja si zëra vajtimi përhapet.
Na i prenë këngët, na i shuan vatrat
Gjaku mbeti në prag, shpresa endet gojë më gojë
Atje ku dikur shqiponja hapte flatrat
Çamëria pret bijtë e bijat t’i përqafojë.
O truall i heshtur, o dhimbje e zgjatur!
Me fjalë të kthehemi gjithnjë në kujtesë
Se shpresa s’vdes, sado e përflakur
Çamëria jeton në zemrat shqiptare si pjesë.—
/QendraPress/