Çaste poetike me poetin;-Afrim PACOLLI

I BURGOSUR
———————
Në lulen e rinisë
I etur për lirin, flamur.
I pa trembur kurr,
Nuk ika nga ideali ,dheu im
Veprova e kerkova,
Organizova,
Ne levizjen studentore
Demostrat,
Te vitit tetdhjetenjë
Ata … na burgosen.
Dhimbjet e turturat deri ne gozhdë
mbi shpinën te versulur
Barbarisht….
Shpresa e qendresa deri në eshtra na shkoi
Por e kishim shpirtin të gurëve,
të alivanosur të rrëzimit, të humbjeve…
Vetedijes te pergjakur.
Duart lidhur fort
me numërimit të kafshatës
copës së bukës racion,
sajuar një eresir e mykur,
Ne çeli.
Tretur dhe ftohur si në borë
I lutem zotit te me marr,
Tejetlartit me duart e tharë t’i ndihmojë
Te goditura me shufra.
Fytyra e prishur e zgjatur
deri në fund të së paprekshmes në asht
Qielli ngopur nga gjunjëzimi i lutjeve
O zot merrma shpirtin.
Hapat nuk ecin lënë gjurmët e regjur,
shkelur nga copa gjaku në çdo…..
Plagë gjakosur rrokullisur kudo,
Po besnikrin për atëdhe nuk e japim.
Po me sytë e prishur në heshtje
E me durim,
U bëftë ky vend…
E ky popull i zoti vetes,
por… mos pastë fytyrën time!
Keshtu të prishur,
Lete sherohet ne liri,
Me flamurin kuq e zi.
A.Pacolli
/QendraPress/