KMDLNJ DËNON FJALORIN NXITËS DHE DHUNËN FIZIKE !

Më 14 maj 2026 në Skënderaj u sulmua fizikisht Hysni Mehani , kryetar i LVV – së në këtë komunë njëkohësisht edhe z.ministër në detyrë si dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit të këtij viti . Zyrtarë të LVV – së deklaruan se është sulmuar fizikisht nga Sami Lushtaku , kryetar i komunës ndërsa i njëjti e mohoi këtë duke deklaruar se këtë e bënë qytetarët e Skënderajt pasi i dëmtuari Mehani në mënyrë të përsëritur e kishte fyer kryetarin duke e quajtur ” Sami Serbia ” . Pas këtij incidenti të panevojshëm dhe të shmangshëm u aktivizua Prokuroria e shtetit dhe policia që dolën në vend të ngjarjes për të mbledhur prova për rastin në fjalë Hysni Mehanit i është ofruar ndihma mjekësore dhe raporti i mjekut e cilëson si lëndim të lehtë . Ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor 48 orësh sikur që janë kryer bastisje në , së paku një banese një të dyshuari – ndaluari. Sipas informatave të KMDLNj – së nga terreni , në orët e vona në Skënderaj kanë ” zbarkuar ” Njësia Speciale e Policisë së Kosovës që kanë kryer kontrolle të automjeteve dhe kanë zënë pikat kryesore të qytetit . Ky ” zbarkim ” i Njësive Speciale dhe demonstrim i forcës , të panevojshme nga pikëpamja e qytetarëve të Skënderajt , ka shkaktuar habi dhe pakënaqësi te qytetarët që kanë kërkuar sqarime për këtë veprim. Ky incident i dhunshëm fizik e që i ka paraprirë një dhunë verbale , fyese dhe linçuese ka ngjallë reagim të subjekteve politike , varësisht nga përkatësia partiake e politike . KMDLNj – ë shumë më herët ka reaguar dhe ka kërkuar që të frenohet fjalori nxitës , fyes dhe linçues për ta parandaluar dhunë fizike . Nuk është bërë prandaj po merremi me pasoja . Policia e Kosovës përkatësisht njësia për krime kibernetike duhet të marrë veprime parandaluese kundër fushatave linçuese dhe fyese nga profile të rreme që po kontribuojnë shumë për tensionimin e situatës. Edhe pas rastit të dhunshëm në Skënderaj , politikanët e papërgjegjshëm dhe përkrahësit e tyre , në vend se të kontribuojnë për ulje të tensioneve po e bëjnë të kundërtën . Se sa ka degraduar debati dhe sa poshtë ka rënë përtokë morali dhe përgjegjësia tregon brutaliteti ndaj Rifat Jasharit dhe Ramush Haradinajt , përfaqësues të familjeve që çdo gjë e kanë bërë dhe dhënë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Rasti në Skënderaj është alarm i kuq për vetëdijësim dhe frenim të përdorimit të dhunës verbale kundër vlerave të luftës , ish të burgosurve politikë dhe atyre që konsiderohen kundërtshtarë politik pavarësisht bindjeve dhe përcaktimit politik . KMDLNj – ë kërkon që të gjithë ata që ftohen nga Prokuroria e Shtetit , t’i përgjigjen ftesës pavarësisht postit që e kanë dhe statusit në shoqëri. KMDLNj – ë gjithashtu kërkon nga Policia e Kosovës që të hetojë sulmet brutale dhe të ulëta që po bëhen ndaj ish – presidentes Vjosa Osmani duke ia cenuar integritetin moral dhe familjar sikur edhe kërcënimet ndaj KM në detyrë , Albin Kurti. KMDLNj – ë e dënon instrumentalizimin e Policisë së Kosovës nga politikanë të papërgjegjshëm për qëllime politike dhe elektorale . Barazia para ligjit është e garantuar me Kushtetutë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe si e tillë duhet të zbatohet dhe respektohet. Vetëm Gjykata përkatëse pas një vendimi të formës së prerë vendosë për fajësinë apo pafajësinë e atyre që gjykohen , adessi politika ( cilado qoftë ) apo opinioni. Kosova ka nevojë për qetësi dhe stabilitet ! 15 maj 2026 Prishtinë Shërbimi për Informim/QendraPress/