Çaste poetike me poetin:-Sherif GASHI

DASHURIA ËSHTË ËNDËRR…

——————————————-

Ëndrrën ti mua mos ma shemb,

Ajo më mbush me energji,

Ani pse gjumin shpesh ma tremb,

Në anën tjetër më jep fuqi.

Ëndrrat e mia mos m’i ndal,

Hapu udhë lirshëm të lodrojnë,

Ani pse shpesh lotin ma bëjnë valë,

Veç bashkë me mua ato mund të jetojnë.

Ëndrrat e mia mos m’i prek,

Se ato e gjejnë vetë dashurinë,

Ani pse shpesh zemrën ma djeg,

Por vetëm ato ngjajnë me përjetësinë.

Ëndrrat e mia janë vetë dashuria,

Janë dritare nga shoh lumturinë,

Mos ma merr ëndrrën se kjo është liria,

Që flet përmallshëm për dashurinë.

/QendraPress/