Çaste poetike me poeten:-Qaze Demko MYFTARAGO

MALLI QË DJEG…

——————————–

Netëve të gjata i flas një ylli,

i tregoj plagët që m’i la ky fillim,

e pyes erën ku i çon kujtimet,

pse s’m’i kthen qoftë edhe për një çast gëzim.

Malli më tret si qiriu në natë,

loti më rrjedh si lumi i ngratë,

zemra më thëret në heshtje pa zë,

për ata që ikën e s ‘kthehen më.

Trishtimi më rri si hije në shpirt,

kujtinet më vinë si furtunë e ngrit,

kërkoj një fjalë,një përqafim ,një ngushellim,

por gjej veç heshtje dhe përmallim.

Sa rëndë qënka jeta të jetosh me mall,

kur zemra për dikë digjet ngadalë,

e loti që bie s’është dobësi,

por dashuri që jeton në përjetësi.

Në çdo fotografi shoh një jetë,

një buzëqeshje që sot më vret,

sa shumë fjalë mbetën pa u thëne,

sa shumë ëndrra mbetën lënë.

Dhe pse koha ecën pa mëshirë,

malli mbetet zjarr e dëshirë,

sepse ata që zemra i do vërtet,

nuk ikën kurrë,jetojnë në shpirt përjetë

/QendraPress/