Çaste poetike me poeten;-Makfire SHALA

Mes Dy Vendlindjeve
———————————
Kur nisna për Kosovë,
zemra jem mbetet në Zvicërr,
e kur kthehna në Zvicërr,
shpirti m’thërret për Kosovë.
N’Kosovë m’pret era e fëmijërisë,
rrugët, njerëzit, gjaku jem,
aty ku toka flet shqip
edhe gurët ta njohin emrin.
Po edhe Zvicrra m’u ba shtëpi,
me qetësinë e saj, me dritat e natës,
aty ku ëndrrat i ndërtova
edhe jetës i dhashë kuptim.
Dy vende i kam në zemër,
dy flamuj që m’ngrohin shpirtin,
njanin e kam prej gjakut,
tjetrin prej jetës që e ndërtova.
E shpesh rri tu mendu:
a ka njeri ma t’pasun se unë?
Se Zoti m’i dha dy vende
ku e ndjej dashninë dhe paqen.
Kosova m’jep rrënjët,
Zvicrra m’jep krahët,
e unë mes tyre jetoj,
me zemër të ndame në dy botë.