Sot,në fshatin Ozdrim të Pejës, u bë rivarrimi i eshtrave të katër martirëve të luftës së fundit në Kosovë: Ramë Isuf Shala, Zykë Latifaj Shala, Shehrije Shala Krasniqi dhe Isë Sadri Krasniqi.

Sot, më 20 maj 2026, rreth orës 12:00, në fshatin Ozdrim të Pejës, u bë rivarrimi i eshtrave të katër martirëve të luftës së fundit në Kosovë: Ramë Isuf Shala, Zykë Latifaj Shala, Shehrije Shala Krasniqi dhe Isë Sadri Krasniqi.

Rivarrimi u bë në praninë e familjarëve, ku u rivarrosën mbetje mortore të identifikuara së fundmi. Në këtë ceremoni morën pjesë zyrtaret e larta të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur në Prishtinë: Xhemile Morina @dhe Hasrete Rafuna-Canolli, si dhe unë, Kumrie Shala, zyrtare për kategoritë e luftës në Drejtorinë e Mirëqenies Sociale në Pejë, bashkë me kompaninë kontraktuese nga Qeveria për varrimin dhe rivarrimin e të rënëve për liri.

Edhe pas kaq shumë vitesh, familjarët e kategorive të luftës vazhdojnë ta përjetojnë çdo ditë dhembjen për më të dashurit e tyre, të cilët u vranë mizorisht nga gjakatarët serbë vetëm pse nuk pranuan t’i lëshojnë trojet e veta. Ata pa mëshirë i dogjën, i vranë, i masakruan dhe u munduan t’ua zhdukin edhe eshtrat e tyre.

Me ndihmën e Komisionit Qeveritar, zyrave komunale, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe përmes verifikimit të ADN-së, po bëhet një punë e jashtëzakonshme për zbardhjen e rasteve të personave të zhdukur dhe të vrarë në Kosovë, me shpresën që familjarëve, sado pak, t’u lehtësohet dhembja.

Ne, si ekip i koordinuar mirë, po bëjmë maksimumin që të jemi gjithmonë pranë tyre dhe për ta, duke punuar pa u ndalur dhe pa e shikuar kohën pas.’’ Shkruan Kumrije Avdyl SHALA