Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Hyrë H. FAZLIJA

Pranverë…
———————–
M’bëhesh poezi,
që dridhesh mes cicërimave t’zogjve,
ardhur n’folenë e lënë,
shkarpa të thara.
Hapin petalet e para,
lulet e lumturisë,
ngjyrë xhelozie…
Akacija, m’fton n’vallëzim…
Zbrapsem…
t’mos e parfumos
aromë mëkati,
erën që m’vjen vërdallë, dhe,
mëkaton dy herê,
kur m’shtyn n’cep mendimesh…
Është pranverë…
/QendraPress/