Përurohen punimet sportive në shkollën e Lubinjës së Epërme ,donacion nga Ambasada Bullgarisë në Kosovë.

                   Sot,me një ceremoni rasti  e ku shin kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, drejtoresha  e DKA-së Luljeta Veselaj Gutaj  dhe Ambasadori i Bullgarisë në Kosovë Hristo Krajevski sot, në prani të drejtoreshës së  shkollës ‘’Izvor’’ në  Lubinje  të  Epërme dhe stafit të kësaj shkolle  u  bë  përurimi I punimeve sportive në shkollën e Lubinjës së Epërme ,donacion nga Ambasada Bullgare në Kosovë. Kryetari Totaj, tha se investimet në  sport dhe arsim janë  më të mirat investime ,që kanë  për qëllim  ruajtjen e  shëndetit sepse  sporti dhe rekreacioini janë të rëndësishme për njeriun dhe veqanrisht për nxënësit. Edhe Ambasadori Krajevski,po kështu tha se ky donacon  ka  edhe  një simbolikë  sa i përket  rritjes së bashkëpunimit mes  Bullgarisë dhe  Kosovës, e veqanrisht edhe me  Prizreni dhe kryetarin Totaj.

Drejtoresha e DKA-së  në  Prizren Luljeta Veselaj Gutaj,  falenderon  këtë donacion  për këtë  fushë sportive dhe njëherit premton se  në këtë shkollë së shpejti do të  fillojnë investimet e renovimit të tërsishëm të kësaj shkolle mDrejtoresha e shkollës ‘’Izvor’’,në Lubinjë  të Epërme, Nexhmije  Zeqiroviq ka falenderuar   donacionin nga Ambasada bullgare  dhe DKA-në si dhe kjo padyshim se  rrit aktivitete te nxënësve  të shkollës  tonë tha ajo.

Me këtë rast me një  fletë-falenderim drejtoresha nderoi – Kryetarin Totaj, Ambasadorin  Krajevski, Drejtoreshën e  Arsimit,  dhe  drejtorin  e Shëndetësisë  për  vizita sitematike  që po  bëhen shkollave./QendraPress/