Çaste poetike me poeten:Natyra MAVRAJ

Një gotë verë pi,
———————–
jo se dua të humbas në dehje,
por për shpirtin që ka etje.
E ngre ngadalë drejt buzëve,
si të ngre një dolli për jetën.
Një gotë verë pi,
për ata që mbetën pranë,
për ata që koha i largoi,
për ata të vërtetët që janë gjithmonë me ty.
Pi për dashuritë që më ngrohën.
Pi për ëndrrat që u bënë realitet.
Pi për sytë që shohin realitetin,
dhe për ato që ende më presin në horizont.
Çdo pikë ka shijen e një historie,
çdo gllënjkë një kujtim,
një buzëqeshje të harruar,
një lot që u tha pa zhurmë.
Çdo gllënjkë për jo dashurinë,
dhe një gllënjkë për t’i harruar
ata që thonë pa ndal: “Të dua”,
por realiteti e prek të vërtetën ndryshe.
Një gotë verë pi,
dhe i them vetes se jeta është e bukur,
edhe kur rrugët bëhen të vështira,
sepse pas çdo nate gjithmonë lind një agim.
Lëri të shkojnë ata që s’janë tani më me ty.
Kur thonë: “Je gjithçka”,
e gjithçkaja shpesh bëhet asgjë.
Prandaj e ngre gotën me mirënjohje,
jo për të ikur nga realiteti,
por për ta përqafuar atë.
Faleminderit që hap sytë,
puth gotën, shijoj verën
dhe prek realitetin.
/QendraPress/