Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Elvira ZENELI

Valët e shpirtit tend
——————————–
Jeta, më së shumti, është fat.
Fati vjen e mbi supe të ulet,
Edhe pse me trup gjendet larg,
Në zemër mbetet dhe nuk shkulet.
Sa gjëra nuk i realizojmë në jetë,
Sa brenga na mbeten në zemër!
Edhe pse nuk mund t’i prekim dot,
Gjithnjë jetojnë si një ëndërr.
Lumturitë e mëdha nuk zgjasin,
Ndoshta kështu e kanë fatin;
Por nëse një ditë ndodh mrekullia,
Të përjetshëm do ta skalisim çastin.
Ti je një qiell i plotë,
Me të gjitha ngjyrat e mrekullisë;
Ndoshta ke ardhur në këtë botë
Si pasqyrim magjik i dashurisë.
Kur dëshirat si gjethe vjeshte u zverdhën,
E zemra nuk mbante më zhgënjime,
Valët e shpirtit tënd te unë erdhën
Dhe u bënë det i zemrës sime
/QendraPress/