Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Syhejl HAVOLLI

DY ËNDRRA NË NJË NATË

————————————-

Mbrëmë pashë në ëndërr

Babain dhe vajzën time

Sa çudi

Në të njëjtën natë dy ëndrra

Njëra përputhej

Me një gonxhe trëndafili

Tjetra

Me një lis të bardhë qarr

Sonte ëndërrova

Me të dy sytë hapur

Dhe s’ka forcë

Që mund t’i lidhë në një nyje

Në harresë a në humbje

Rrënjët e pemës

Së dashurisë sime.

/QendraPress/