Çaste poetike me poetin:-Hatip HULAJ

JEHONË NGA LUGINA
——————————
Në një luginë të malit tonë,
se ç’mu shfaq një jehonë,
një zë diku më dëfton:
Ti je mësuesi jonë,
ke punuar në vendin tonë.
Dy -tri fjalë kam për t’i thënë,
më vëmendje të më dëgjon,
pasi e di që ti shkruan dhe lexon,
fjalët e popullit mos t’i dëgjon,
për çfarë shkruan,së pari të hulumton.
Të më shkruash për luftën ashtu si ka qenë,
se na jemi popull i turbullt në mend,
ia vemë bishtin atyre që s’kanë,
por edhe ua heqim nëse na konvenon.
Shpesh heroin e bëjmë tradhtar,
të mençurit i themi i marrë,
sipas interesit që kemi përballë.
Këtë mjeshtëri na la komunizmi,
ai që s’është me ne, i kris kurrizi,
atit i vëmë samar,
gomarit i vëmë shalë,
faqeziun e quajmë faqebardhë.
Për interes ,para e pozitë,
nuk lamë gjë pa e shitë
shesim vendin, ndërrojmë fenë,
braktisim prindërit,braktisim atdhenë.
Jo nga dëshira,por skamja dhe varfëria,
paperspektiva dhe papunësia,
kemi politikanë të korruptuar,
që mbajnë vendin të varfëruar.
/QendraPress/