Zëdhënësi I policisë togeri Bytyçi sqaron për vdekjen e policit Shaban Hajdari.

Zëdhënësi I policisë togeri I policisë Rajponale në Prizren Shaqir Bytyçi, sqaron për vdekjen e policit Shaban Hajdari. Ai me këtë rast shkruan ‘’Sot, më 22 korrik.2026, Policia e Kosovës është njoftuar nga Policia e Republikës së Shqipërisë se rreth orës 8:25, në varrezat e fshatit Morinë, është gjetur pa shenja jete shtetasi me inicialet SH.H., 35 vjeç, banues në Prizren. Pas pranimit të informatës, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është bërë identifikimi i viktimës. Është konfirmuar se viktima ishte zyrtar policor në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren. Sipas veprimeve paraprake hetimore të ndërmarra nga Policia e Republikës së Shqipërisë, dyshohet se 35-vjeçari ka kryer vetëvrasje me armë zjarri (pistoletë), e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga autoritetet kompetente. Policia e Kosovës është në kontakte dhe koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Republikës së Shqipërisë, me qëllim të ofrimit të ndihmës në sigurimin e provave dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.’’.njofton zëdhënësi Bytyçi./QendraPress/