Lamtumirë,profesor e miku im i çmuar Eqrem Kryeziu!

E marta u bë lajm morti, për të gjithë ata që e njohën dhe punuan me Prof Dr Eqrem Kryeziun. Një personalitet i rrallë me diapazon të dijes e me përkushtim të rrallë për lirinë e vendit . Ky lajm është një dhimbje e thellë, për ndarjen nga jeta e Prof ,dhe kryetartit të LDK-së dhi ish kryetarit të komuës së Prizrenit Eqrem Kryeziut, ish Nënkryetar i LDK-së në nivel qendror dhe deputet i Kuvendit të Kosovës për disa mandate.
Eqrem Kryeziu ishte një nga figurat e rëndësishme të jetës politike dhe publike të Prizrenit dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për vite me radhë, ai dha kontributin e tij në shërbim të qytetit, qytetarëve dhe vendit.
Me punën, përkushtimin dhe angazhimin e tij politik e institucional, la gjurmë të rëndësishme në historinë e Prizrenit dhe të LDK-së. Kontributi i tij do të mbetet pjesë e kujtesës së qytetit dhe e shumë brezave që e njohën dhe bashkëpunuan me të. Me këtë rast rikujtojë angazhimin tim për një dekadë si zëdhënës i degës së LDK-së dhe bashkëpunim tepër të ngushtë e korrektë. Pastaj arrestimin që e patëm në Rahovec nga kthimi pas insistimit të legjislaturës së zgjedhur të vitit 1992. Bashkëpunimi im i hershëm dhe korrekt, janë pjesë të kujtesës së një bashkëpunimi që kemi pasur,
Në këto momente të dhimbshme, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kryeziu, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë strukturës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai do të mbahet mend për shumë veprime të prera e të matura dhe koorrektësie. I lehtë I qoftë dheu i Kosovës, për të cilën ka bërë shumë./Q.THAÇI/QendraPress/