Lamtumirë,profesor e miku im i çmuar Eqrem Kryeziu!

     E marta u bë  lajm  morti, për të  gjithë ata që e njohën dhe punuan me Prof Dr Eqrem Kryeziun. Një personalitet  i rrallë me diapazon të dijes e me përkushtim të rrallë për lirinë e vendit . Ky lajm është një  dhimbje e thellë, për ndarjen nga jeta  e Prof ,dhe kryetartit të LDK-së  dhi ish kryetarit të komuës së  Prizrenit Eqrem Kryeziut, ish Nënkryetar i LDK-së në nivel qendror dhe deputet i Kuvendit të Kosovës për  disa mandate.

Eqrem Kryeziu ishte një nga figurat e rëndësishme të jetës politike dhe publike të Prizrenit dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për vite me radhë, ai dha kontributin e tij në shërbim të qytetit, qytetarëve dhe vendit.

Me punën, përkushtimin dhe angazhimin e tij politik e institucional, la gjurmë të rëndësishme në historinë e Prizrenit dhe të LDK-së. Kontributi i tij do të mbetet pjesë e kujtesës së qytetit dhe e shumë brezave që e njohën dhe bashkëpunuan me të. Me këtë rast rikujtojë  angazhimin tim  për një dekadë  si zëdhënës i degës së  LDK-së  dhe  bashkëpunim  tepër  të ngushtë e korrektë. Pastaj arrestimin  që e patëm në Rahovec  nga  kthimi pas  insistimit të  legjislaturës së zgjedhur të vitit 1992. Bashkëpunimi im i hershëm dhe korrekt, janë  pjesë të kujtesës   së një  bashkëpunimi që kemi pasur,

Në këto momente të dhimbshme, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kryeziu, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë strukturës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai do të mbahet mend  për shumë  veprime  të prera e të matura dhe koorrektësie. I lehtë I qoftë  dheu i Kosovës, për të cilën ka bërë shumë./Q.THAÇI/QendraPress/