Me pietet u përkujtua Heroi Agim Shala dhe dëshmorët e kësaj familje.

Të mërkurën , në kuadër të ditës së dytë të Epopesë së Vrrinit m në orën 10:00 u bënë homazhe pranë shtatores së Heroit Agim Shala, pranë Komunës së Prizrenit. Ku me këtë rast shoqatat edala nga lufta , nënkryetari I komës Kujtim Gashi, kryesuesi Prof dr Simir Krasniqi, drejtor të ekzekutivit dhe bashkëluftëtraët e heroit si dhe familja e heroi Agim Shala vunë buqeta lulesh në përkujtin të 28 vjetorit të rënies. Me këtë rast Isa Berisha,kryetar i OVL-së dega në Prizren tha se sot po e fillojmë këtëu ndermin tonë për të vazhduar pastaj në 10:30 më homazhe pranë lapidarit në fshatin Hoçë e Qytetit. Homazhe pranë lapidarit në Jeshkovë, si dhe pranë Varrezave të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Jeshkovë. Homazhe pranë lapidarit në fshatin Malisë e Vrrinit. 1dhe së fundi më homazhe te Kalaja e UÇK-së, në fshatin Leskovec. Kjo familje ka dhënë shumë për luftën tha ai.
Derisa nënkryetari i komunës Kujtim Gashi, tha se sot, jemi për të përkujtuar njërin nga figurat e rëndësishme dhe emblematike të luftës Heroin Agim Shala si dhe dëshmorët e kësaj familje dhe gjithë dëshmorët e Vërrimit, Këto rikujtime ne si komunë dhe gjithë tjerët duhet ti rikujtojmë që ti tregojmë atyre që vijë pas nesh se ka pasur një luftë për liri tha nënkryetari Gashi . Kurse një pjesë të rikujtimevee e ndau edhe bashkëluftëtari Xhemshit Krasniqi I cili tha se Agimi ishte djalosh që su tremb kurr, Ai dhe familja e Agimit janë një nga familjet më të dëshmuara jo vetëm në Vërri por, në Kosovë që dhanë pë lirinë e Kosovës .
Epopeja e Vrrinit mbetet dëshmi e sakrificës, qëndresës dhe heroizmit të bijve dhe bijave të Kosovës. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit! Nderim dhe respekt për të gjithë ata që luftuan për lirinë e Kosovës!/QendraPress/