Fryma poetike e së mërkurës  me poetin;-Xhemajli SHALA

Ajo iku s’ktheu kokën prapa

mbeti nata dëshmitare

unë e desha ajo shkoi

por në zemër mbeti përherë

Më urrej sa të duash

më harro nëse ke fuqi

por kjo zemër s’të harron

se të deshi me dashni

Në filxhan mbeti kafeja

gjysmë bosh si dashnia

në çdo pikë mbeti jeta

në çdo pikë mbeti dhimbja

Nëpër dhoma zëri yt

në korridor hapat e tu

çdo kujtim më flet për ty

çdo trëndafil më sjell te unë

Më thanë harroje atë

por harresa s’ka mëshirë

si ta harroj atë grua

që në shpirt më la një dritë

Kaloi vera erdhi vjeshta

dimri ftohu çdo kujtim

por në zemër mbeti pranvera

ku të mbajta veç përqafim

Një natë telefoni ra

ishte zëri yt o mall

Kam marrë malli më the ngadalë

dhe m’u kthye zemra në valë

Të nesërmen erdhe prapë

me dy lot në sytë e tu

unë të thashë hyr në shtëpi

se kjo derë priti veç ty

Në oborr çelën trëndafilat

rrënjët gjallë kishin mbetur

si dashuria jonë e vjetër

që s’kishte vdekur veç qe tretur

Më urrej sa të duash

por unë ty s’di të të urrej

mund të ikësh sa të duash

por në zemër prapë të gjej

/QendraPress/