Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Jonna BAJRAJ

Prapë erdh vjeshta e parë
Tash ndërron çdo gja n’dynja
Gjethet njiherë zbukurojnë
Mandej degën terk kanë me ba
Bashkë me vjeshtën, hafëz
Ndërroj edhe moti mrena n’mu
Gjethet e zemrës tem tashma
Veç kanë nis trungut m’u lëshu
Ka sa mote që shifa lypi
Herë kujtoj që gjeta derman
Ama kur i vjen zamani i vet’
Tana dhimtë m’dalin n’mejdan
Kaderi jem kenka i tillë, hafëz
M’shkojka ymni tu i peshu
Dhimtë e brendshme me t’jashtmet
Cila ma rand sot m’vijka mu
/QendraPress/