Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Mark GJETJA

Kur ti mé buzëqeshë.
———————————–
Kur buzéqeshé ti dhe bora shkrinë,
krojet vérshojné e fushat gjelbérojné,
éndérrat me pérkédhelin né cdo stiné,
bukuriné ténde sa here e kujtojné.
Mé dukej vehtja ,nga bota i ndaré,
sikur nuk mé donte, ma asnjeri,
malli s’mé hiqej né zemrén e tharé,
pérplasej né gjoks si dallgé e stuhi.
Ti ishe poemé e pa përfunduar,
ti ishe refreni qé kéndoja né heshtje,
ti si një dritë, mé ke pérqafuar,
porsi njé dallgé mé more me vehte.
Kur dielli ulej mbi detin e qete,
dhe vjeshta afrohej dalé ngadalé
zogjét krahapur kérkonin foleté,
dhe héna notonte detit mbi valé.
Dhe nata erdhi e qiellin mbulojé,
e flladi freskonte gjithé dashuri,
flokét ti pérkédheli ballit i largoi
mbi koké ndriçonte héna si flori.
Né mbrémje ,takoheshim te dy,
si thëllënxë fluturoje me hap te lehté,
syte shkéqenin ,si yje né kaltérsi,
e gjaku ziente damaréve té nxehté.
Pastaj ndarja ishte e véshtiré,
qéndronim sé bashku deri voné,
atéheré iknim népér errésiré,
se dashuria ishte éndérra e joné.
Vrapoja mbas teje,e zemrén hape,
ti ishe si ylberi , mbas njé reje,
zeri yt i émbél si njé melodi harpe ,
s’mé léshonte dot té iké prej teje.
/QendraPress/