Çaste poetike me poeten;-Leonora N.LOKAJ

Ç’ trajtë jete
———————-
Nuk vritet mendja për kurrgja
Shpirtat zhveshun deri në asht
Veç gjurmë nostalgjish t’ vjetra kanë mbet
Sa për më thanë: “na ishte njëherë…”
Në angështinë e këtij çasti
Unë skllavja e kohës mjerane
Dorën Migjeniane qoj malet t’i shembë
Grushti kthehet pas
Si dielli i pavullnetshëm që bien në tokë
Zemra s’ka mesue më goditë
As me vra
N’ fakt, n’jetën teme nuk kisha mesue hiq kurrgja
N’ fundin e kësaj “komedie”
Nuk ditkam me marrë as frymë
Pasthirrmë mes gërmadhash jam
Mbase duhet të jesh Sfinksi që t’mbijetosh
Përndryshe je hiq kurrgja
Bash kurrgja
Përveç britmë
Ju mund të mendoni që unë jam
Alvaro de Campos, heteronimi i Pessoas
Jo-Jo-Jo-Jo!
Thjesht, jam zhgënjimi i shekullit të ri
Që po vjetrohet duke i dhanë shpirt asgjasë
/QendraPress/