Marshi për Liri” bën jehonë në mediat botërore

Agjencitë e njohura botërore të lajmeve, Reuters, Associated Press (AP) dhe Agence France-Presse (AFP), kanë raportuar për “Marshin për Liri” të mbajtur të shtunën në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Hagë.
Marshi u zhvillua vetëm katër ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar në rastin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
AFP: Mijëra njerëz protestojnë në Kosovë para vendimit për ish-udhëheqësit
Agjencia franceze e lajmeve AFP ka raportuar për tubimin në kryeqytetin e Kosovës, duke e përshkruar atë si një protestë të zhvilluar pak ditë para shpalljes së vendimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.
Sipas AFP-së, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Prishtinë për të kërkuar lirimin nga akuzat të ish-presidentit dhe ish-udhëheqësve të guerilës.
Raportimi i AFP-së mban titullin: “Mijëra njerëz protestojnë në Kosovë para vendimit për ish-udhëheqësit e lidhur me akuzat për krime lufte”.
AP: Protestuesit në Kosovë mblidhen në mbështetje të ish-presidentit