Çaste poetike me poeten;- Eva Lec GJONI

Në universin tim koha nuk ekziston,
çfarë mund të më ndalë të ndjej?
Koha nuk ekziston, jeta është
e gjitha shkak e pasojë,
pa asnjë vonesë.
Ndaj jam nënë e grua,
deri sa rrethi të përmbushet,
prani e etur.
Unë jam qendra ku përplaset vala,
frymëmarrja që s’pret të nesërmen.
/QendraPress/