Çaste poetike me poeten;-Silvana Çekiqi RODI

GJUHA E FSHEHTË E DASHURISË
—————————————–
Ç’gjuhë flet vallë dashuria,
kush e di, le të ma thotë!
Ndoshta flet me sy si drita,
kur dhe natën gjumi shkon.
Me buzëqeshje ne e presim
me një buzë që e puth buzën.
Dhe një lot në gjoks për të e fshehim
si sorkadhe prekim fushën.
Është një lumë mes fshehtësisë,
rrjedh nga zemra shkon në zemër,
E gjen udhë në errësirë,
si një yll që ndriçon njerëz.
Me një shi ajo na flet,
si një zog vjen në dritare.
Flet me hënën, nata hesht,
flet me yjet dhe me male.
Një largim bëhet një plagë,
një kujtim mbetet në gji.
Një shikim bëhet rrëfim,
s’ka nevojë për fjalë e betim.
Ende pyes me kaq dëshirë:
“Ç’gjuhë flet vallë dashuria?”
Gjuhë universale të gjithë e kuptojnë.
Brenda zemrës mbillet lumturia !
/QendraPress/