Prof Naim Çejku,publikisht falenderon stafin e kardiologjisë në Qendra Klinike Universitare e Kosovës Specialist/Kardiokirurg Leonard Bytyqi

                           Prof Naim Çejku,publikisht falenderon stafin e kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës Specialist/Kardiokirurg Leonard Bytyqi.Ai me këtë rast pohon se kujdesi I tyre për stendim ishte më tepër se human e më tepër se fisnik. Aty sakt e pash se Betimi i Hipokratit ishte ligj i ndjenjës humane dhe profesionale. Andaj ,duke pa këtë humanitet e këtë ndenjë kaq njerëzore dua të falenderojë publikisht stafin e veqanrisht.Nga respekt edhe nje poezi shpirti

BURRË I FORTË, MBAHU !?

————————————–

O burrë i fortë, që dergjihesh mbi atë shtrat

Ti që sot po sfidon dhimbjet, të gjatën natë,

Me kraharor të hapur e me plagë në gji,

Ti nuk po thyhesh, ti poet po rilind përsëri!

Sot ajo fashë është shenjë e një beteje

Ku rreh një zemër e fortë, me vrull prej reje,

Se jeta të sprovoi, të tundi e të goditi,

Por burrin e vërtetë, asnjë dhimbje s’e koriti.

Mbahu i palëkundur,si shkëmb në shtrëngatë

Çdo frymëmarrje sot është fitore e gjatë,

Prapa teje qëndron dashuria, shpresa dhe besimi

Pas kësaj stuhie, po të pret shërimi!

Kjo nuk është fundi i betejës,

Është dita kur ti po ngrihesh përsëri.

Rilinde nga dora e Leonard Bytyqit,

Krijuesi e shpërbleftë dorën e kirurgut

Mendjen ia bekoftë dhe zemrën ia ndriçoftë!

Selvije Çejku ,Kreshnik Çejku , Leonard Bytyqi