Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim kryetarin e Komisionit për Monitorimin, gjyqtarin Faton Ademi.

                     Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim kryetarin e Komisionit për Monitorimin, Vlerësimin dhe Raportimin e Planeve Strategjike, gjyqtarin Faton Ademi. Në takim është diskutuar për efikasitetin e punës së gjykatës, me theks të veçantë në trajtimin e lëndëve të korrupsionit dhe lëndëve të tjera, në përputhje me objektivat e Planeve Strategjike të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

“Gjyqtari Ademi ka njoftuar Kryetaren me hapat që synon të ndërmerr me qëllim të zbatimit të planeve strategjike të KGJK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Bashkëbiseduesit kanë theksuar rëndësinë e përkushtimit të vazhdueshëm për rritjen e efikasitetit, transparencës dhe profesionalizmit në punën gjyqësore.

“Kryetarja Emra shprehu përkushtimin e saj për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe koordinim institucional, me qëllim të avancimit të efikasitetit dhe përmbushjes së objektivave të përcaktuara”, thuhet në njoftim