Çaste poetike me poeten:-Vilma NIKA

Brenda syve të tu.

———————————–

Përballë teje ndjeva

një qetësi

që nuk e njihja.

As ti nuk fole,

as unë nuk pyeta.

kisha frikë.

Se mbase një fjalë e jotja

do të prishte

imazhin tim përfytyrues.

Por heshtja, nën rrahje,

zgjodhi të fliste

atë që ne s’guxonim.

Dhe për një çast,

m’u duk se dashuria

nuk kishte ardhur atë ditë.

Kishte kohë që kërkonte

brenda syve të tu

një botë të tërë.

/QendraPress/