Çaste poetike me poeten:-Gladiola JORBUS

Gjithçka që mbajmë në zemër

Nuk mund të shprehim,

gjithçka që mbajmë në zemër.

Prandaj ekzistojnë lotët,

që fshehin pas vetes,

një botë të pathënë.

Sepse zemra mban shumë…

më shumë nga sa dikush

mund të tregojë.

Dhe kur fjalët mbarojnë,

mbetet buzëqeshja e ngrirë,

duart që dridhen

dhe sytë që tregojnë

të gjithë të vërtetën.

/QendraPress/