Çaste poetike me poetin;-Reshat RESHITAJ

Lavdi ty, Enver Aliaj
( 30 vite nga shkuarja në amshim e dëshmorit Enver Aliaj,
( e helmuan sa ishte nxënës i gjimnazit ushtarak në Beograd)…
——————————-
Shumë i ri e me halle pak
Deshi të bëhej ushtarak…
Nisi studimet në Sërbi…
Në shkollë dallohej nga shokët e tij…
Sa herë fliste në shkollë Enveri…
Joviqët e Gjuriqët i rrokte vreri…
E sa herë Enveri e hapte gojën
Draganat e Milloshat e nisnin lojën…
E kur Enveri, mes shokësh dallohej
Stojan profesori çmendej, tërbohej…
“Nuk ka mundësi, kjo nuk do ndodh :
I pari i grupit Stojani u hodh”!!
“Ky lloj shqiptari duhet ndaluar
Të shkoj më gjatë s’duhet lejuar”
Një plan kurdisën dhe nisën veprimin
Metodë eleminimi zgjodhën helmimin…
Çmenduri e tyre e ndau nga jeta…
Pa djalin e saj mbeti nënë e shkreta…
Kosova ka humbur një trim oficer
Pa vëllaun e saj mbeti motra e mjer…
Por ky veprimtar nuk harrohet dot…
Emri Enver Aliaj, shumë çka do të thotë….
Para se të vidste la një amanet:
“Po shkoj e po ndahem unë nga kjo jetë…
Fjala e fundit më vështirë i del…
Për Kosovën time, sytë më mbesin qelë…”
/QendraPress/