Çaste poetike me poeten;-Bruna THANASI

Harrova fare,ku kam dashurinë.
——————————————–
O i dashuri im,më fal këtë herë.
Të kam lënë mbas dore,këto kohët e fundit.
Se mendjen ma mori,kjo politikë e mjere
Që na la pa puthje,pa pikën e gjumit.
Në vend që të mbytem,në tënden dashuri
Po numëroj skandalet,që ndodhin në Tiranë.
Ndaj eja më merr,nga ky tmerr i zi
Se buzët flakë,fillojnë e po më çajnë.
Më doli përpara,ai miku me komente
Që më hoqi nga lista,se s’mbroj qeverinë,
U nxeha pak,u mbyta në debate
Dhe harrova fare,ku kam dashurinë.
Ndaj sot,po i mbyll të gjitha ekranet
Se “vrimat’e lajmeve,,na lanë pa gjumë
Në shtratin tone,ne do thurrim planet
Puthje e përqafime,të na rrjedhin lumë!
/QendraPress/