Çaste poetike me poetin:-Rizah RESHANI

ELEGJI PËR ATDHEUN
Urtaku ynë i madh
Ylber i shpirtit tonë.
Pse të shembin si gardh?
Të braktisin përgjithmonë.
Për një parajsë të imagjinuar
Për një rehati të rrejshme
Të gjuajmë si një rrobë të vjetruar
Si një trung peme të pashëndetshme!
Harrojmë se këtu kemi lerë
Këtu kemi pirë së pari ujë
Këtu jemi rritur me nder
Jemi bërë, oh, jemi bërë burrë.
Harriojmë se këtu janë varret e gjyshit
Valëzat e lumenjve ku jemi larë
Pemët më të dashura të fytit
Goja kur na ishte tharë…
Për ca lekë të djallit
Dheun e tokës lëmë shkretë
S’ na ndal as loti i vajit
I nënês, i fëmijês së sinqertë.
Vrapojmë si të çmendur
Drejt tokës së huaj që vret
Si i dehuri që hapin ka hedhur
Dhe drejt gropës rrëshqet…
….
/QendraPress/