MARRËVESHJA E PAQES – SOT BËHET FLUTURIMI HISTORIK NGA IZRAELI NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE
Fluturimi i parë komercial nga Izraeli në Emiratet e Bashkuara Arabe të hënën do të jetë një hap i madh në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve pas përfundimit të marrëveshjes së paqes, raporton BBC.
Një delegacion i zyrtarëve izraelitë dhe amerikanë do të jetë në aeroplanin izraelit gjatë fluturimit tre-orësh, transmeton telegrafi.
Hapësira ajrore saudite, e bllokuar deri më tani për avionët izraelitë, pritet të hapet tashmë.
Emiratet e Bashkuara Arabe është vetëm vendi i tretë në Lindjen e Mesme që njeh Izraelin që nga themelimi në vitin 1948.
Emiratet e Bashkuara Arabe të shtunën shfuqizuan një ligj të vitit 1972 që bojkotoi Izraelin dhe në fillim të këtij muaji të dy vendet hapën linja telefonike.
Marrëveshja e normalizimit e ndërmjetësuar nga SHBA u njoftua papritur më 13 gusht, ndërsa u përshëndet nga pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare.
Në këmbim të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka rënë dakord të pezullojë planet e diskutueshme për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor.