BAJRAMI PRET KALIMIN E PROJEKTLIGJIT PËR RIMËKËMBJE EKONOMIKE KËTË JAVË

0

Ministrja e Ekonomisë nga radhët e Lidhjes Demokratike Hykmete Bajrami ka folur rreth projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, i cili pesë herë deri më tash ka dështuar të votohet në Kuvend, njofton Insajderi.

Ajo në emisionin Subvencion në RTKLive ka thënë se pret që kësaj jave të kalojë projektligji për rimëkëmbje ekonomike, pasi qeveria ka votat e nevojshme, derisa mos kalimin e tij pesë herë në Kuvend e ka arsyetuar me faktin e mungesës së disa deputetëve për shkaqe të ndryshme, përfshirë edhe ato shëndetësore.

“Koalicioni ka më shumë se 60 vota, ka 62, 63 vota. Kemi pasur edhe 64 vota. Të enjten presim t’i kemi deputetët në Kuvend, pasi ka qenë një mungesë e disa prej tyre për arsye të ndryshme. Mendojmë se kësaj jave, ashtu sikur i kemi parashikimet, ligji do të kalojë”, u shpreh Bajrami.

Për më tepër ajo ka sqaruar se mjetet e Trustit u takojnë qytetarëve, dhe se 10 përqindëshi i paraparë për tërheqje do të ketë impakt pozitiv në treg.

“Do të jenë mbi 170 milionë euro që do të dalin menjëherë në qarkullim, dhe do të ketë impaktin e saj në treg. Ne nuk pretendojmë se po iu japim qytetarëve, por këta të fundit në baza vullnetare mund ta tërheqin 10 përqindëshin. Qeveria nuk do ta tatimojë këtë dhjetë përqindësh dhe këto mjete do të jepen bruto”, u shpreh Bajram

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *