Ambasada e Zvicrës ofron mbështetje financiare për menaxhim të ujit për komunat e Kosovës
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly ka zhvilluar një takim sot me ministren e financave, Hykmete Bajrami.
Ambasada e Zvicrës ka treguar se në këtë takim është biseduar për menaxhimin e ujërave.
Përveç kësaj në njoftimin e ambasadës thuhet se do të sigurojë komunat e Kosovës me mbështetje financiare për burime të përshtatshme.
“Ambasadori i Zvicrës Thomas Kolly u mirëprit nga Ministrja e Financave Hykmete N. Bajrami për një shkëmbim të frytshëm. Në veçanti, ata ranë dakord mbi rëndësinë e forcimit të menaxhimit të ujit në Kosovë si dhe në sigurimin e komunave me burime të përshtatshme financiare në mënyrë që të mundësojnë marrjen e kompetencave të tyre të shumëfishta”, thuhet në njoftimin e ambasadës.