Ka ndërruar jet legjenda e sportit prizrenas Agim Bytyçi

0

             Komuniteti sportiv e në veçanti ai i futbollit, sot ka marrë një lajm të hidhur, sot pasdite pasi ka ndërruar jetë ish kryetari i për i FFK-së, Agim Bytyçi. Njeriu që  ka bërë shumë për  futbollin prizrenas dhe atë  kosovar

Agim Bytyçi njihet si një si një njeri i madh i sportin, kontributi i tij për futbollin e Kosovës ishte kulminant, i jashtëzakonshëm dhe i papërsëritshëm për nga rrethanat. Në vitin 1991 pra në fund të muajit gusht u formua Federata e Republikës së Futbollit të Kosovës, ku u zgjodh kryetar i parë i saj Agim Bytyçi. Agim Bytyçi  deri sot ka jetuar në qytetin e Prizrenit dhe kontributi i tij çmohet lartë . Ai ishte kryetari i parë (historik) të FFK-s dhe ish kryetarin shumë vjeçar të KF Liria, z. Agim Bytyqi.

Baca Agim ishte vetë historia e futbollit kosovar.

I pari që udhëhoqi FFK-në pas pavarësimit të futbollit kosovar (nga korriku i vitit 1991) në vitet më të rënda, por që ishin vetë krenaria e kohës.,ishte njeri i afërt i dashur dhe mbi të  gjithë  kishte shumë vlera respektuese. Ai  pos sportit u pensionuar  duke  qene edhe  drejtor  në ‘’ Hidroregjioni Jugor’’ ku ka dhen kontribut të çmuar, Ai nuk do të harrohet edhe shumë kohë  për veprat e mira që ka bërë në jetën e tij. Baca Agim  ti nuk do të  harrohesh , sepse jeta jote ishte në shërbim të  Prizrenit./qendrapress.com/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *