A do të ekzekutohen sot pagat për grevistët? Kjo është përgjigja e Ministrit Murati 

                       Ditën e sotme do të dihet nëse mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë të komunave, do t’iu dalin rrogat për muajin shtator, të cilin e kaluan në grevë.Për këtë çështje është pyetur sot edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, shkruan Reporteri.net.Murati pas raportimit që kishte në Komisionin për Energji, është pyetur nga gazetarët nëse sot do të ekzekutohen pagat për grevistët.“Do të veprojmë siç e parasheh ligji”, ka qenë përgjigja e vetme e Muratit rreth kësaj çështje. Ai ka refuzuar të deklarojë diçka më shumë.Muajin e kaluar, pagën e muajit gusht, grevistët e morën disa ditë me vonesë, pasi që Ministria e Financave e drejtuar nga Hekuran Murati nuk kishte ekzekutuar pagat për mësimdhënësit dhe shërbyesit civilë që ishin në grevë. Kujtojmë se Anëtarësia e Sindikatës se Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, sot pritet të japë mendimin e saj për pezullimin e mundshëm të grevës në arsim.Greva në sektorin e arsimit ka filluar me 25 gusht, mësimdhënësit po kërkojnë që deri në miratimin e ligjit të pagave Qeveria e Kosovës, t’i ndajë nga 100 euro.Në shkollat e vendit dje është votuar pro ose kundër pezullimit të grevës. Disa mësimdhënës janë shprehur pro ndërprerjet së grevës, e të tjerët kundër. /Reporteri.net Këto takime janë pjesë e serisë së takimeve me qytetarë dhe biznese “LDK ju dëgjon”, përmes të cilave LDK  ka thënë se do të krijojë politika të përgatitura enkas për të adresuar temat aktuale dhe për t’u përgatitur për të ardhmen